Subscribe

Pikëpyetja më e madhe e supergrabitjes në Aeroportin e Rinasit, lidhet me lehtësinë e agresorëve për të rrëmbyer paratë, te pa ndaluar nga askush. Askush në vendin ku ndodhi grabitja, nuk ishte i pajisur me armë për t’i bërë rezistencë bandës: as punonjësit e kompanisë së sigurisë qe transportonte valutën dhe as kompania “ICTS” që ruan aeroportin. Arsyeja? Nuk lejohet prania e armëve në pistë. Por ligjit i 10 korrikut 2014, i jep të drejtë rojeve private të jenë të pajisur me armë zjarri kur marrin nën ruajtje objektet e rëndësisë së veçantë, siç është edhe Aeroporti “Nënë Tereza”. Zyrtarë të TIA-s pohojnë për Vizion plus se, kontrata me Kompaninë “ICTS”, nuk e parashikon përdorimin e armëve të zjarrit, duke vënë në rrezik edhe sigurinë kombëtare.
Dalip Hoxha, drejtues teknik i një kompanie sigurie, sqaron se policet private duhen të certifikohen në mënyre që të përdorin armët e zjarrit. Furgoni i kompanisë “Nazeri 2000” qe transportonte valutën, është shoqëruar me një makinë tjetër me persona të armatosur deri në Rinas. Por mjeti i dytë është ndaluar të hyjë, ndërsa në pistë është futur vetëm furgoni i blinduar, me persona të pa armatosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *