Eugenia Tomini, shefe e Shërbimit të Gjurmimit të Epidemive deklaroi se një nga arsyet pse Shqipëria nuk është prekur nga koronavirusi mund të jetë marrja e masave paraprake. Në një intervistë për “Vizion Plus”, Tomini tha se masat u morën mas alertit nga Italia.

 

“Rrethi i transmetimit përmes kufijve është shumë afër Shqipërisë, por aktualisht Shqipëria është e paprekur nga Covid 19. Edhe Italia ka marrë masa të menjehërshme në lidhje me frenimin e përhapjes së virusit. Masat që janë marrë, pavarësisht transmetimit të shpejtë që ka virusi, sigurisht që shton alertin dhe shton përgjegjësinë për të shtuar masat në nivel kufitar. Shqipëria ka marrë masa paraprake. Kjo ka bërë një frenim dhe një parapërgatitje për dedektimin e rasteve në kohë. Testimi i rreth 50 rasteve të dyshuara ka bërë që edhe ne të jemi në alert.”

 

Ajo sqaroi se ky nuk është rasti i parë që Shqipëria nuk preket nga sëmundje dhe viruse që kanë pushtuar të gjithë botën.

 

“Në asnjë mënyrë ne nuk mund të themi që jemi të paprekshëm nga ardhja e koronës. Por kemi 2003 të Sars-it, kishim raste në Evropë, por ishim të paprekur. Kemi pasur Mersin në 2012, por sërish të paprekur si shtet. Edhe prezenca e një imuniteti më të forcuar kundrejt viruseve të kryqëzuara, themi që jemi në këtë hap më mbrapa sesa vendet e tjera.”

 

Ajo hodhi poshtë teorinë se koronavirusi ka mbërritur në Shqipëri, por nuk është identifikuar sepse mungojnë pajisjet. Sipas Tominit, kjo nuk ndodh sepse OBSH punon me të njëjtin standard për të gjitha shtetet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *