Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu “zbuloi” për emisionin “7 pa 5” pse kryeministri Edi Rama refuzon të shkarkojë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Balliu deklaroi se Rama nuk e ka problemin tek Ardi Veliu, por ka frikë nga revolta popullore. Sipas tij, kreu i qeverisë e përdor Veliun për të shtypur protestat.

 

“Ramës nuk i intereson Ardi Veliu. Qëllimi i tij është shtypja e protestës sepse protesta është institucon demorkatik që shërben për të shaktërruar çdo regjim diktaktorial. Rama e ka urrejtjen me protestën. Këta të rinj përfaqësonin atë që Rama ka më shumë frikë, rrëzimin e tij nga pushteti me revoltë qytetare. Ata janë arma më e fortë për të shkatërruar një regjim diktatorial. Për këtë arsye, jo për të mbrojtur Ardi Veliun, ai përdori të gjithë dhunën policore.”

 

Pasi u dorëhoq Sandër Lleshaj nga posti i ministrit të Brendshëm, qytetarët që protestuan për Klodian Rashën kërkuan edhe shkarkimin e Ardi Veliut. Por Edi Rama u shpreh i prerë se diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *