Deputeti Kujtim Gjuzi është ankuar në seancën parlamentare të kësaj të enjteje për mosdhënien e mjaftueshme të kohës për të folur në Kuvend. Sipas tij, mazhoranca ka në dispozicion më shumë minuta.

Ai ka thënë se PS nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna në kohën kur ishte në opozitë. Gjuzi tha se qeveria e kryeministrit Edi Rama nuk e ka dërguar para drejtësisë Lulzim Bashën për 4 vrasjet në bulevard, i cili asokohe mbante postin e ministrit të Brendshëm.

“Ne ishim ata që e lejuam qeverinë e Edi Ramës të vazhdoje me teorite e veta të Rilindjes, por nuk mundet dot kryeministri të përzgjedhë se kush e drejton opozitën. Para 7 vitesh, ju këtu keni thënë që do të mbani përgjegjësi për ministrin e Brendshëm Lulzim Basha për 4 vrasjet në bulevard. Pse nuk e coni atë para drejtësi? ju keni thënë se Rruga e Kombit është e vjedhur. Ju kërkoni të beni rotacion  me Lulzim Bashën. Pse nuk e dërgoni para drejtësisë për të gjithë ato që thatë. Na shtoni minutat dhe mos merrni vendime dukje përçarë opozitën.”

Kryetari i kuvendit, Gramoz Ruçi ka ndërhyrë duke i thënë që duhet t’i jetë mirënjohës Bashës se e bëri deputet.

“Nuk është Basha në këtë sallë, mos flisni, për procedurë është kjo? Të jesh mirënjohës, se të bëri deputet ai Lulzim Basha”, tha Ruçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *