“Ky vend nuk bëhet”. Është një klishe që e dëgjojmë dhe e themi sa herë shohim diçka që nuk shkon, sa herë shohim që antiligji mbizotëron, sa herë flasim për probleme që nuk na dhembin ne thjeshtë si individë, por gjithë komunitetit. Por asnjëherë nuk e shohim që ai defekti që nuk lejon që ky vend të bëhet, nuk është asnjëra sa më sipër, por është pikërisht ajo që shohim në foto.

Pas piknikut në Tiranë

Festa të tilla bota njeh shumë. Nuk jemi të vetmit që ushqehemi në natyre, pra që bëjmë piknik. Në foton e mëposhtme, aspak nuk na u desh të përzgjedhim në internet sepse të tilla ka pafund, shohim se një vend është bërë, pikërisht se ka qytetarë që e përbëjnë atë.

Sigurisht që jo gjithë qytetarët krijojnë këtë marrëdhënie me mjedisin, por realitetin tregon mbizotërim të njerëzve neglizhentë në mirëmbajtjen e mjedisit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *