Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 August 2026
Vizion fokus

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica e Hormuzit...

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb jetën biznesmeni...

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve...

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona të dëmtuar,...

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në kontakt me...

U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen...

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë të ndryshëm,...

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri politik”, Rama...

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari mbledh prefektët...

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

Pse njerëzit bien pre e premtimeve të paqarta?

26 Shtator 15:50

Një mik të thotë: “Do flasim më vonë” ose: “Do të telefonoj shumë shpejt”, ose dikush me të cilin ke një takim që po vonohet, të shkruan: “Jam rrugës”, por s’ndodh fare kështu? Edhe pse këto shprehje të paqarta shpesh të lënë pezull, për çudi, ato funksionojnë. Pa u menduar shumë, i pranon këto premtime, edhe pse ndoshta asnjëherë nuk ndodhin.

Një fenomen i ngjashëm ndodh me reklamat, që nga fushatat e kompanive të mëdha teknologjike, deri te mesazhet politike. Nike të thotë: “Thjesht Bëje” dhe ti nuk mendon se çfarë konkretisht duhet të bësh. Një fushatë politike mund të thotë: “Po, ne mundemi” dhe prapëseprapë askush nuk e pyet veten: “Mundemi për çfarë?” ose “si do ta bëjmë?”. Në fakt, këto mesazhe janë të suksesshme pikërisht për shkak të kësaj paqartësie. Sa më të paqarta të jenë premtimet, aq më të fuqishme bëhen ato.

Madhështia e mesazheve të vagullta

Sipas një studimi të fundit, paqartësia në komunikim nuk është vetëm një fenomen i këtyre mesazheve të njohura. Në fakt, është pjesë e përditshmërisë sonë. Për shembull, dikush përshkruhet si “i gjatë”, ti ndihesh i kënaqur me këtë informacion edhe pse në të vërtetë nuk ke një krahasim të qartë. Kjo mënyrë e të folurit është e pranueshme sepse të jep një ide të përgjithshme – është “mjaftueshëm e mirë” për të krijuar një përshtypje të përbashkët.

Por, kur bëhet fjalë për premtime, si ato që nuk mund t’i testosh në realitet, gjërat bëhen më të ndërlikuara. Këto janë të ashtuquajtura “premtime të paqarta” që nuk janë as të verifikueshme, as të falsifikueshme. Pikërisht për këtë arsye, ato kanë fuqinë më të madhe për të bindur. Çdo individ i jep kuptimin e vet atyre premtimeve, duke menduar se mesazhi lidhet me diçka personale. Për këtë arsye, kur dëgjon: “Thjesht Bëje”, mendon se e di çfarë duhet të bësh, sepse e lidh me dëshirat e tua (qoftë vrap, kërcim apo ecje). Kështu, pa e kuptuar, fillon të besosh se ky ishte mendimi yt që nga fillimi.

Pse funksionon paqartësia?

Studimi sugjeron se kjo paqartësi prek tendencën natyrore të njerëzve për të përpunuar informacionin sa më shpejt dhe me sa më pak përpjekje. Jemi të bombarduar nga kaq shumë mesazhe në përditshmëri saqë nuk kemi kohë t’i analizojmë të gjitha. Kështu, pranojmë komunikime “mjaftueshëm të mira” sepse janë të lehta për t’u përtypur dhe nuk kërkojnë shumë mendim.

Në botën e sotme të mbingarkuar me informacion, njerëzit janë të prirur të pranojnë mesazhe të paqarta që nuk kërkojnë shumë analizë. Sloganet e thjeshta dhe premtimet e përgjithshme mbeten të suksesshme sepse secili nga ne i sheh përmes prizmit të dëshirave dhe qëllimeve personale.

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
Premtime

Nga e njëjta kategori

Ecja nuk mjafton për kocka të forta, cilat ushtrime japin më shumë efekt

më shumë...

Nga farat e kungullit te spinaqi, zbuloni 10 ushqime të pasura me magnez që duhet t’i përfshini në dietën tuaj

më shumë...

Iniciativa, dashuri dhe mundësi të reja, parashikimi i yjeve për 12 shenjat e zodiakut

më shumë...

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet që bëni pa e kuptuar dhe që mund t’ju prishin gjumin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:04

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica...

10:36

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb...

10:10

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin...

9:29

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

8:57

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona...

8:22

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në...

7:38

U konfliktuan me lopata dhe mjete të...

7:36

Vlorë/ Zjarr pranë një hoteli në Ujin...

6:47

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë...

6:41

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri...

6:24

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari...

6:11

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

5:32

Krujë/ Zjarr në fshatin Kroj i Madh,...

5:11

“Nuk ka hapësirë për interpretime”, Kryeministria reagon...

5:06

Takimi i Ramës me të deleguarit për...

4:57

ARRSH ashpërson masat ndaj ndotjes së rrugëve:...

4:46

Venezuela dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje historike për...

4:13

Kristjan Asllani transferohet te Al Jazira, mesfushori...

3:42

Nga farat e kungullit te spinaqi, zbuloni...

3:18

Ekonomiku kryeson preferencat, mbështetje financiare për programet...

Më të klikuarat

  • DETAJE/ Punonte si kamarier në një hotel në Golem, 18-vjeçar...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Katër persona i dhunuan nipin 18-vjeçar, xhaxhai merr kallas...
  • U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen dy pers...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.