E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Pse mi ngre dy gishtat?”/ Rama batuta me qytetarët në Lezhë: Do jesh i Lulit ti, ke ardhur për të parë atmosferën

Partia Socialiste ka prezantuar këtë të hënë skuadrën e re për Shqipërinë në BE.

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij, teksa nuk munguan as batutat me qytetarët.

Reklamë

Një çift në sallë, po bashkëbisedonin me njëri-tjetrin, teksa njëri prej tyre ngriti dy gishtat.

Rama i drejtohet si një mbështetës i Lulit, duke thumbuar kështu Bashën.

Reklamë

“Të trashëgoheni, po ato dy gishtat pse mi ngre? Apo për të thënë që jeni dy? E mora vesh pra që jeni dy. Do jesh i Lulit ti, do kesh ardhur për të parë atmosferën. Shumë mirë ke bërë. Rri me ne, bashkëpuno me ne, voto për ne dhe do ta gjesh dhe ti një karrige. Janë bërë si zogjtë e Korbit, i ka lënë Luli vërdallë, hyn dalin, duan karrige, s’kanë karrige”, thotë Rama me batuta.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë