E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 24 minuta më parë
Kronikë

Pse më parakalove? Shqiptarët nga Kosova grushta e thika në autostradën Milot-Morinë

Policia e Kukësit arrestoi një 40 vjecar nga Podujeva e Kosovë i cili tentoi të vrasë një qytetar me thikë pas një sherri të momentit.

Në autostradën Milot-Morinë, shtetasi S. B. ka qenë duke udhëtuar me mjet dhe për shkak se shtetasi I. R. e ka penguar për të bërë manovrën e parakalimit, të dy kanë ndaluar mjetet te trau.

Konflikti ka degjeneruar dhe  shtetasi I. R. ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë thikë shtetasin S. B., 43 vjeç, banues në Fushë-Kosovë, duke e lenë të plagosur.

Shtetasi S. B. ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai u procedua në gjendje të lirë, pasi ka goditur me grushte shtetasin I. R., duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë