E diel, 22 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

“Pse më ke zënë vendin”, policia ndalon kryeinfermieren dhe infermieren e turnit: Nuk denoncuan ngjarjen

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në një azil të moshuarish në Tiranë, ku një 78-vjeçar vrau me shkop shokun e tij të dhomës 82-vjeç.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se Sektori për Hetimin e krimeve ka arrestuar dy infermiere të azilit. Ndalimi i tyre është bërë pasi nuk kanë kallëzuar ngjarjen.

Dy infermieret nuk kanë marrë në telefon policinë por kanë marrë në telefon agjenci funerale. Në polici kanë pretenduar që nuk e kanë kuptuar që Zyhdi Shehi kishte vrarë Virxhil Veshon, por sipas tyre kanë menduar se është rrëzuar dhe i ka ardhur vdekja nga kjo, dhe jo  nga dhuna e ushtruar nga shoku i dhomës së azilit.

Shkak i ngjarjes së rëndë është bërë krevati, pasi 78-vjeçari Zyhdi Shehu mendonte se shoku i tij i dhomës Virxhil Vesho i kishte zënë vendin.

Reklamë

Burime bëjnë me dije se ngajrja e rëndë ka ndodhur në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm, dhe se dy të moshuarit vuanin nga Alzhaimeri dhe skleroza.

Gjithashtu mësohet se në të njëjtin azil ndodhej edhe bashkëshortja e Shehut, por dy të moshuarit ndodheshin në dhoma të ndara për shkak të sëmundjeve.

78-vjeçari Zydiu Shehu merrte ilaçe për sëmundjen e parkinsonit, ilaçe që i jepnin në disa raste haliçunacione. /Vizionplus.tv/

Më shumë video

Reklamë