E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Pse më flet?”/ Babë e bir kanosin me mjet prerës dhe sëpatë fqinjin

Të tjera detaje dalin nga ngjarja në Pogradec, ku një 30-vjeçar mbeti i plagosur pas një konfikti me fqinjin e tij.

Autori i plagosjes identifikohet si Fatos Cocka, i cili ka kanosur me mjet preres dhe sëpatë 30-vjecarin Dorjan Rusi, e per pasoje ky i fundit ka marre plage ne trup, ndersa mesohet se eshte ne gjendje te rende në reanimacion.

Reklamë

Bëhet me dije se fillimisht, sherri nisi në lokalin e fshatit me pretekstin “Pse me flet”.  Teksa Dorjan Rusi po largohej drejt banesës së tij, autori e ndoqi nga pas dhe e goditi me mjete të mprehta.

Nderkohe, autori i ngjarjes është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme proceduriale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë