E enjte, 24 Shtator 2026 Fat i Hidhur 2 Eps.) deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Pse Komiteti e ka vendosur administratën publike përballë presionit pët t’u vaksinuar?

Shifrat e fundit tregojnë se situata e pandemisë në Shqipëri duket e qëndrueshme. Autoritetet këmbëngulin se alternativa e vetme mbetet vaksinimi i popullsisë.

 

Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini u shpreh se situata në spitalet COVID, prej më shumë se katër javësh, paraqitet e qendrueshme.

 

Reklamë

E pyetur për nivelin e vaksinimit të Shqipërisë në krahasim me vendet e rajonit, Tomini pohoi se: “Nuk do të thoja që Shqipëria është e fundit, ka vende të tjera që janë poshtë Shqipërisë sa i përket targetit në nivel popullate. Aktualisht, targeti i synuar drejt fundit të dhjetorit për 40 për qind të popullatës është duke përvijuar me intensitet nga të gjitha njësitë e vaksinës anticovid që aplikojnë në nivel kombëtar.”

 

Sa i përket presionit që Komiteti i Ekspertëve ka vendosur së fundmi administratën publike për të marrë dozat, ose në të kundërt duhet të paraqesin tamponin negativ, Tomini sqaroi se kjo masë vjen si rrjedhojë e vlerësimit të të gjithë indikatorëve matës.

 

“Kontaktet e herëpashershme me popullatën e gjerë, me grupe rrisku nga më të ndryshme, janë grupe prioritare të vlerësuara nga Komiteti për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit apo për ta minimizuar atë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë