E premte, 6 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 minuta më parë
Video · Vendi

Pse kaq shume aksidente?

Me një bilanc prej 8 viktimash dhe disa të plagosur rëndë, fillimviti i 2016 risolli në vëmendje aksidentet rrugore dhe pasojat e tyre. Sipas ekspertëve, shkaqet janë të shumta, por në Shqipëri ende nuk i kushtohet vëmendje “pikave të zeza” të njohura ndryshe si zonat ku regjistrohen më shumë aksidente. Një tjetër problem sipas Sulces është dhe vendosja e gabuar e policisë rrugore në terren, madje në mjaft raste ngatërron detyrat e saj. Për sa i përket propozimit të Ministrit të Brendshëm mbi gjobat progresive, ekspertët thonë se nuk ka sens. Vetëm në natën e ndërrimit të viteve si pasojë e aksidenteve, humbën jetën 5 persona dhe u plagosën disa të tjerë. Shkaqet kryesore ishin tejkalimi i shpejtësisë, parakalimi i gabuar, por edhe humbja e kontrollit të mjeteve.

Më shumë video

Reklamë