“Pse kalon në tokën time”, kaq ka mjaftuar që dy kusherinj të parë të plagosin njëri-tjetrin.

Pasditen e kësaj të hëne në fshatin Rëmenj të Pogradecit, dy të rinj u konfliktuan me njëri-tjetrin e për pasojë të dy kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se të dy këta shtetas janë kushërinj të parë ndërsa konflikti ka ndodhur në çast për motive banale.

Nga burime konfidenciale bëhet e ditur se motivi i këtij konflikti ka qenë “Pse kalon në tokën time”. Kaq është dashur që të dy të marrin sende të forta dhe të godasin njëri-tjetrin.

Burime nga policia bëjnë të ditur se që të dy janë jashtë rrezikut për jetën. Pasi kanë marrë mjekim në spital, janë shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshmitë e tyre.

Njëri prej tyre është plagosur në këmbë, ndërsa tjetri në kokë pasi gjatë konfliktit kanë përdorur sende të mprehta dhe të forta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *