Pse gjithë ky aksion tani në verë? Gazetari: Nuk kemi parë gjë akoma, nuk dimë çfarë ka në kokë Edi Rama

Prishje e ndërtimeve pa leje, dorëheqje në pushtetin lokal, lirimi i hapësirave publike, kjo është kryefjala e kësaj vere në Shqipëri, ku vendin e debatit politik të zgjedhjeve, e ka zënë aksioni shtetëror në të gjithë territorin.
I ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, gazetari Flogert Muça tha se nuk kemi parë gjë akoma, pasi askush nuk e di se çfarë ka në mendje kryeministri Edi Rama.
Sipas tij ky aksion mund të tregojë që kryeministri po këkron të nxjerrë nga vetëkënaqësia njerëzit e tij.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Si shpjegohen gjithë këto zhvillime, gjithë ky aksion?
Muça: Ne ndoshta s’kemi parë gjë akoma, mund të ketë rotacione dhe brenda qeverisë.
Borakaj: Ajo pritej, por kjo që të zëvendësojë drejtuesit e bashkive nuk pritej.
Muça: Ne nuk dimë çfarë ka në kokë Edi Rama. Por një gjë e lexojmë, që ai pushtetin e 11 majit nuk e sheh si pushtet, por sikur është në gjemba. Ai mund të ketë kuptuar që një pjesë e atyre drejtorëve e kanë kuptuar 83 mandatëshin si pushtet pa kufi. Besoj se Rama këtë ka frikë, të rënit në vetëkënaqësi, dhe kjo mund t’i japë kosto atij. Ajo që shkakton si kosto politike është direkt mbi lëkurën e Edi Ramës. Për të treguar se ka pushtet absolut në 56 bashki dhe ka 83 mandate do t’i tregojë publikut se ai është i përulur nuk është arrogant.
Borakaj: Duke shkelur dhe mbi pavarësinë e pushteteve?
Muça: Ne këtu jemi mësuar me këtë, nuk po them që kjo ëhstë e mirë. Kryeministri nuk mund ta cënojë autonominë e pushtetit lkal, unë po lexoj çfarë bën Rama.




