Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të rriturve por edhe të të vegjëlve. Mbipesha dhe obeziteti kanë një ndikim të fortë në tru.
Kur njeriu, i madh apo i vogël, është obez, në trurin e tij nxitet një reagim inflamator që motivon ushqyerjen pa karar dhe të keqe, e cila më pas rrit predispozitën e një shëndeti të ligë në të ardhmen. Thënë shkoqur, nëse që fëmijë njeriu mësohet të hajë me tepri, kur të rritet, truri do e nxisë të ushqehet me të njëjtat ritme, frekuencë dhe intenstitet.
Studiuesit janë të alarmuar për faktin se obeziteti tek fëmijët është katërfishuar.

42% e shqiptarëve janë mbipeshë

Në vitin 2015, sipas OBSH-së, 30% e popullsisë së globit rezultuan obezë dhe mbipeshë
Ndërkohë, analizat mjekësore të 122,000 personave në vendin tonë të kryera gjatë periudhës janar-mars 2019, treguan se 33% e tyre ishin obezë dhe 42% ishin mbipeshë.
Studime të shumta kanë treguar se sa më i lartë të jetë indeksi i masës trupore aq më të larta janë gjasat që njeriu të vuajë nga shumë sëmundje të ndryshme.
Këtu përfshihen: sëmundjet e zemrës, problemet me gjumin, diabeti, tensioni i lartë.
Për këtë arsye, shumë shoqata dhe organizata kanë kërkuar njohjen e obezitetit si një sëmundje kronike.

Përse obezët e kanë të vështirë të humbasin në peshë
Të dhënat tregojnë se sa më gjatë të jetë obez ose mbipeshë njeriu aq më të vështirë do ta ketë të humbasë kilogramët e tepërt. Sa më shumë depozita dhjamore të ketë njeriu aq më e vështirë do të jetë humbja e tyre.
Kjo ndodh për shkak të një proteine të njohur si sLR11.
Kjo proteinë prodhohet gjatë pranisë së depozitave të dhjamit dhe bllokon aftësinë e trupit për të djegur yndyrnat./ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *