Rigelsa dhe Niko kanë diskutuar me njëri-tjetrin rreth eliminimit që do të ndodhë ditën e nesërme mes të dyve.

Fermerët kanë dhenë arsyet pse secili prej tyre duhet të qëndrojë. Të dy mendojnë se ky eliminim ishte i padrejtë, pasi ka persona që nuk po bëjnë asgjë në fermë.

“Mendoj se duhet të qëndroj sepse erdha për të treguar kush është Rigelsa. Më është dhenë shumë pak kohë, në mënyrë mendoj unë të padrejtë. Rigelsa ka shumë për të treguar, është plot me histori, plot gjëra që më kanë ndodhur në jetë dhe mund të jenë inspirim për tjerët. Jam përplasur me shumë gjëra si në Shqipëri si në Itali. Rigelsa është personazhi më i ri që është këtu brenda e ndërkohë personazhet e tjerë këtu janë të konsumuar, audienca i njeh. E kisha shumë qejf të zbuloja fermën dhe mund të më ngeli pishman që nuk e shijova siç e kisha pritur. Kam dëshirë t’ju njoh juve më në thellësi”, thotë Rigelsa.

“Ka dhe njerëz të tjerë që nuk bëjnë asgjë. Unë do doja të qëndroja se kam marrë ftesa dhe nga really të tjerë. Mendoj se këtë mundësi mezi e kam pritur sepse ka sfida. Njerëzit jashtë njohin një Niko shumë mekanik me idenë e atij çunit pak strikt dhe i ftohtë. Me njerzit që nuk njoh këtu kanë pasur këtë opinion për mua. Këtu nuk mund të aktrosh sepse të merr dallga, sikur edhe negativ të jesh del sa negativ je. Do të doja t’ju tregoja të gjithë Nikon e vërtetë, atë që e njeh veç familja dhe shoqëria ngushtë. Jam shumë emocional si person. Mbase ditët e para kam qenë pak si i tërhequr, por jam shumë social, por doja t’i studioja njerzit. Të gjeja pikat e tyre të dobëta dhe të forta”, shprehet Niko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *