Bujar Bendo, ekspert fiskal, është i mendimit se është e domosdoshme një risistemim i përfaqësimit të biznesit. Duke komentuar nisëm e qeverisë në emisionin “E-ZONE”, Bendo u shpreh se sistemi aktual i dhomave dhe kaosi në treg e kanë dëmtuar forcën lobuese të organizatave ndaj politikave të qeverisë.

“Shoqatat nuk kanë para, nuk kanë pavarësi. Tregu nga ana tjetër nuk ka rregulla të qarta loje. Ndaj dhe biznesi e gjen vetën të përçarë dhe të papërfaqësuar. Sistemi aktual i dhomave të tregtisë nuk funksionon. Shumë prej sipërmarrësve apo sektorëve nuk e gjejnë vetën të përfaqësuar”, u shpreh Bendo.

Edhe eksperti Bendo është i mendimit se anëtarësimi duhet të jetë me detyrim.

“Nuk ka biznes i cili të paguajë në mënyrë vullnetare. Sistemi aktual është i tillë ndaj dhe nuk ka funksionuar, por që një biznes të paguajë duhet të marrë një shërbim, ndaj nisma duhet të qartësohet se çfarë do të përfitojë biznesi nga kjo dhomë ekonomike”, sqaroi Bendo në emisionin “E-ZONE”.

Numri i lartë i shoqatave dhe organizatave të biznesit është dëshmi edhe e faktit se në vendin tonë klientelizmi dhe korrupsioni janë një arsye më shumë për të patur këtë përçarje që ka biznesi./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *