Rënia e flokëve është një problem që shqetëson jo pak persona, por shumë prej tyre mendojnë se vuajnë nga kjo gjë pa e ditur se është krejt normale që në një ditë të bien rreth 50 deri në 100 fije floku. Mosha, stresi, hormonet, një dietë e varfër ushqimore dhe shumë faktorë të tjerë të jashtëm kontribuojnë në këtë gjëndje, por më poshtë do të lexoni gabimet që të gjitha femrat bëjnë që çojnë në rënien e flokëve.

 

Zgjatimet artificiale të flokëve
Shtesat në flokët tuaj, sidomos kur janë tepër të gjata dhe të rënda, shkaktojnë rënië flokësh. Mbajtja e tyre për një kohë të gjatë tërheq flokët nga rrënjët duke shkaktuar stres dhe këputje.

 

Fjetja me flokë të lagur , krehja me flokë të lagur
Uji i tepërt në flokë rëndon këto të fundit dhe presioni më i vogël, përshembull fërkimi në jastëk apo krehja me furçe e tharëse do të këpuse flokët, që nëse do të ishin të thata nuk do të ndodhte.

 

Të stiluarit në një mënyrë për një kohë të gjatë
Bishti i kalit apo topuzi tërheqin flokët nga rrënjët. Duke i mbajtur pa ndryshuar për një kohë të gjatë mund të ndodhë që në zona të caktuara flokët të bien e t’ju krijohet pulla të bardha nga mungesa e tyre. Kjo ndodh kryesisht në vijë e parë të flokëve.

 

Përdorimi i mjeteve të nxehta gjatë gjithë kohës dhe mjeteve të hekurit
E mira është të përdorni mjete plastike apo prej lecke kur kapni flokët në mënyrë që të mos dëmtoni skalpin e kokës. Përdorimi i mjeteve të nxehta si masha apo piastra gjatë kohës mund të destabilizojë strukturën e flokëve, duke e dobësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *