Jozefina Topalli deklaron se nuk ka synuar kurrë që të ishte në krye të Partisë Demokratike, pavarësisht kontributeve që ka dhënë në këtë parti gjatë 20 viteve.

E ftuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, ish-kryeparlamentarja tha se vendi vijon të mbetet peng i disa politikanëve.

 

E pyetur pse ish-kryeministri Sali Berisha e mbështeti kaq shumë Lulzim Bashën, kur mund të kishte figura të tjera, Topalli tha: “Nuk e di. Por unë nuk kam aspiruar kurrë për të qënë kryetare e Partisë Demokratike. Ndoshta mund të kem ndër kontributet themelore në atë parti gjatë 20 viteve duke rrezikuar edhe jetën edhe kur isha shumë shumë e re sepse kam menduar dhe kam besuar fortë tek ajo fotcë politike që do i bentë me mirë vendin se një forcë tjetër politike. Sot ajo nuk është ajo që ishte. Praktikisht unë nuk e njoh më, nuk e njoh më në vlera, në parimet në të cilat unë kam besuar, nuk i njoh në përfaqësimin e vetë sepse nuk përfaqëson atë që është e djathta apo qëndra e djathtë apo fryma e saj apo vokacioni i saj. Shoh se përfaqëson interesa shumë të ngushta jo publike dhe unë me këtë nuk bie dakord. Këtu ndahem, sepse ndahem në formimin që unë kam dhe në bindjet që unë kam që një forcë politike lind për ti shërbyer vendit dhe për ta bërë vendin më të mirë. Jo për ti shërbyer kunatit apo familjes së kryetarit aktual. Unë këtu nuk pajtohem dhe këtu ndarja është e qartë, e prerë dhe këtë e kam bërë të qartë prej kohësh. Por kjo nga ana tjetër ka bërë që vendi jonë të jetë peng sepse në fakt qeveri nuk ka opozitë nuk ka. Ku do shkohet nqs nuk do krijohet një ofertë e re një projekt i ri dhe nuk do përballet më një sfidë të re. Ju më pyetët për partinë e re. Ju keni shumë të drejtë. Cdo gjë e re, cdo ndryshim është i vështirë dhe ndryshimi fillon atëherë kur del nga zona e komfortit. Unë do e kisha pas shumë komode të rrija në zonën time të rehatisë por nuk mendoj së është koha që ne të rrimë në qoshen tonë e të ankohemi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *