E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

PSD, surpriza e Shkodrës. Tom Doshi merr mandatin e deputetit

Pas fitoi mandatin e deputetit, Tom Doshi ka uruar fitoren e Partisë Socialiste. Doshi tha se ndarja e Edi Ramës me Ilir Metën ishte vendimi i duhur, ndërsa nuk nguroi te lëshonte akuza ndaj ish-kreut te LSI-se.

 

Doshi u shpreh i bindur se Partia Socialdemokrate do te rritet zgjedhjet e ardhshme, për t’u bere një force me e madhe e konkurruese.

 

Reklamë

“Unë e mora i vetëm mandatin dhe me shumë faktorë kundër meje duke tentuar të më dëmtojnë. Çfarë nuk është bërë, janë blerë 3 vota 1 mln lekë të vjetra apo një vote 100 euro. Bëra gabim që bëra atë miting sepse i futi frikën kundërshtarëve dhe morën masa. Prisja një rezultat edhe më të mirë”, – tha Doshi.

 

Doshi arriti që ta bëjë PSD-në parti të tretë në Shkodër, duke kaluar edhe Lëvizjen Socialiste per Integrim.

 

 

Më shumë video

Reklamë