Subscribe

Urimin e parë për fitoren e Albin Kurtit, kryeministri Edi Rama, ia la ta bënte nënkryetari Taulant Balla, raporton Vizion Plus.

Pasi e quajti liderin e “Vetëvendosjes” si mik të socialistëve, Taulant Balla tha se qeveria e Rilindjes është e mezi-pritur për të bashkëpunuar me qeverinë e re të Kosovës, me kryeministër Albin Kurtin.

 

TAULANT BALLA

NENKRYETAR I PS

 

Dua ta uroj me gjithë zemër Vetëvendosjen,edhe mikun tonë Albin Kurtin. Uroj që procesi i konstituimit të kuvendit të ri dhe qeverisë se të marri kohën, sa më të shkurtër të mundshme dhe sigurisht që mezi presim të punojmë me qeverinë e re, me parlamentin e ri në funksion të integrimit evropian të Shqipërisë dhe Kosovës. 

 

Si shembull për t’u reflektuar në parlamentaret e 25 Prillit, numri dy i socialistëve veçoi pranimin e rezultatit nga partitë humbëse në Kosovë.

 

TAULANT BALLA

NENKRYETAR I PS

 

Zgjedhjet në Kosovë ishin një festë e demokracisë. Është shumë e rëndësishme që të hiqet dorë nga eksperiencat e kaluara, siç janë bojkotet. Vota e popullit duhet respektuar,dhe ata që humbin zgjedhjet duhet të kuptojnë që nuk është faji i popullit por është faji i tyre që humbin zgjedhjet.

 

Procesi zgjedhor në Kosovë, që nga pjesëmarrja e lartë, mos-shënimi i asnjë incidenti, nxjerrja në kohë e rezultateve dhe njohjen e tij, përbëri edhe një nga diskutimet e mbledhjes së kryeministrit me drejtuesit politik të qarqeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *