Subscribe

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi.

 

Pas thirrjeve të bëra nga ish-kryeministri Berisha, kreu i grupit të PS, Taulant Balla i kërkoi Ruçit që të mbledhë Byronë e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën e socialistëve për përjashtimin e tij.

 

Balla tha se PD duhet distancohet urgjentisht nga këto lloj thirrjesh ndërsa i kërkoi kreut të Kuvendit që krahas kërkesës për Berishën të shqyrtojë dhe atë të përjashtimit të Bashës dhe deputetëve të tjerë demokrat.

 

“Dje kryetari i PD-së u kthye në transportues vezësh, sot ish kryetari i PD-së bën thirrje për dhunë. Këto janë të papranueshme. Besoj se ende ka ngelur shtetarizëm për tu distancuar nga kjo dhunë e pashembullt që nuk i bën mirë Shqipërisë dhe as rrugës europiane. Kryetari i Kuvendit, Byroja e Kuvendit të shqyrtojë këkesën tonë edhe për deputetin Lulzim Basha dhe deputetëve të tjerë”

 

Ndërkohë nga ana tjetër, pas kërkesës së bërë nga Balla reagoi edhe kreu i grupit të PD, Edmond Spaho.

 

 

Spaho tha nga foltorja se mazhorancën e ka zënë frika nga protestat që kanë përfshirë Shqipërinë dhe se po përpiqet t’i mbyll gojën e opozitës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *