Partia Socialiste shpalli fitoren në bashkinë e Vorës.

 

Ndonëse KQZ nuk ka shpallur ende rezultatin që do të dalë në kohë rekord nga numërimi elektronik, kandidati I PS Blerim Shera tha në një deklarate për Vizion Plus se fitorja është spektakolare.

 

Nga 13 mijë e 800 vota, Blerim Shera tha se ai pret të marrë 10 mijë vota.

 

 

Nga shtabi kemi të dhëna që në çdo qendër është një fitore e padiskutuar. Nga diskutimet, punën që ne kemi bërë, besojmë pritshmëritë tona janë te 10 mijë vota. Procesi ka qenë shumë i qetë. Asnjë incident. Atë që ne kemi bërë që në fillim të fushatës. Vora ndryshe nga dy bashkitë e tjera e kishte për herë të dytë votimin elektronik.

 

Shera tha se kjo ishte e pritshme duke marrë në konsiderate që sipas tij rivali, Indrit Hoxha ishte i katapultuar në Vorë dhe jo qytetar i Vorës.

 

 

Ai shtoi se ka perpara projekte te medha per te realizuar per Voren.

 

Do marr dhe do vazhdoj punën nesër si çdo ditë tjetër. Projektet janë shumë të mëdha, na ndërtimi i një ujësjellësi të ri, mbylljen e të gjithë procesit të rindërtimit. Kemi kopshtin e ri që do të hapë dyert në shtator, shkollën e re”, deklaroi Blerim Shera.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *