E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PS rrëzon komisionin hetimor/ Parlamenti miraton fondin 100 milionë lekë për partitë

Partia Socialiste rrëzoi me shumicë votash kërkesën e deputetëve të opozitës, për të ngritur një komision hetimor për Portin e Durrësit. Në emër të PS, Taulant Balla deklaroi se Parlamenti nuk do të ngrejë komisione, derisa të ndryshojë ligji.

 

Reklamë

Por për demokratin Oerd Bylykbashi, ky argument është i papranueshëm, pasi ligji aktual zbatohet derisa të miratohet ligji i ri. Sipas Bylykbashit, mazhoranca refuzon ngritjen e komisionit hetimor për Portin e Durrësit, pasi nuk dëshiron transparencë për këtë çështje.

 

Parlamenti miratoi edhe fondin prej 100 milionë lekësh, që do të përfitojnë partitë politike për zgjedhjet e 14 majit.

 

Po sot, këshilli i mandateve hartoi raportin për 4 deputetët e rinj, 3 të Partisë Demokratike dhe një të Partisë  Socialiste, që marrin mandatin që dorëzuan ligjvënësit të cilët kanë hyrë në garën e 14 majit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë