Kuvendi nuk pranoi sot një kërkesë të shtatë deputetëve të opozitës për të bërë debat gjatë seancës së sotme lidhur me mbarimin e mandatit të deputetes së PS-së, Olta Xhaçka.

Në nisje të seancës nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj tha se në asnjë rast kur është votuar për mbarimin e mandatit të një deputeti, nuk është bërë debat në seancë.

 

Kërkesa e 7 deputetëve për mbarimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka nuk qëndron. Në rendin e ditës së seancës së sotme është miratimi i dy raporteve të dy relatorëve. Në asnjë rast sipas rregullores nuk ka pasur debat për çështje të tilla. Kërkesa për zhvillimin e debatit nuk do të pranohet”, tha Felaj.

 

 

Lidhur me këtë vendim, reagoi Albana Vokshi e cila u shpreh se opozitës po tentohet t’i mbyllet goja, duke akuzuar mazhorancën se është në shkelje të rregullores.

 

Ajo që po tentoni të bëni, është që po tentoni ti mbyllni gojën opozitës. Nuk i referohem kësaj seance, por dhe seancave të tjera, na kemi hequr të drejtën e fjalës ne deputetëve, grupeve të interesit. Nuk është parë ndonjëherë që mos të jepet fjala. Ju shkelni në mënyrë të vazhdueshme rregulloren. Këtu po mbroni ministrat tuaj që po rrëmbejnë pronat”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *