PS rezolutë për negociatat

Partia Socialiste kërkon nga kuvendi miratimin e nje rezolute në mbështetje të hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në projektrezolutë theksohet se duke shpresuar se edhe opozita do ta mbështesë vendin në këtë moment historik, duke hequr dorë nga balta kundër imazhit të Shqipërisë, kërkohet që dokumenti të miratohet sa më parë nga të gjithë deputetët. Partia Socialiste i kërkon qeverisë të thellojë dhe përshpejtojë ritmin e reformave të ndërmarra, veçanërisht të atyre që lidhen me sundimin e ligjit. Po ashtu, ndër të tjera thuhet se kuvendi duhet të angazhohet të përdorë çdo instrument të diplomacisë parlamentare në funksion të përshpejtimit të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ne dokument thuhet se përparimi i Shqipërisë në procesin e anëtarësimit, bazohet në meritë, në përputhje me reformat dhe arritjet konkret




