Dështon sërish tryeza e reformës zgjedhore. Palët nuk po gjejnë dakordësi këtë herë për formulën sesi duhet të zgjidhen anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Propozimi i  parë i demokratëve u refuzua nga mazhoranca. Këtë të enjte u mbajt mbledhja e radhës për të diskutuar për një propozim të ri të PD, por që sërish nuk është pranuar nga PS.

Negociatori demokrat, Oerd Bylykbashi tha për mediat se propozimi i ri jep garanci për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ.

“Sot në Këshill diskutuam propozimin e dytë të opozitës së bashkuar në lidhje me KQZ. Ju e dini që ne kishim bërë një propozim tjetër por sot me qëllim që marrëveshja të zbatohet, duke siguruar të gjitha garancitë e procesit të emërimit të anëtarëve të KQZ, që të jenë profesionistë dhe që gëzojnë respekt te spektri politik si dhe të sigurojnë që në nxjerrjen e akteve nënligjore nuk do kemi mazhorancë që do shkatërrojë zgjedhjet. Ne i kërkuam mazhorancës me këtë hap të dytë, të heqë dorë nga këmbëngulja që me cdo kusht të cojnë në një proces që nuk kalon nga Kuvendi. Ajo nuk e pranoi duke arsyetuar që sistemi i propozuar prej nesh politizon. Propozimi ynë i dytë u bë për marrëveshjen që u arrit më 5 qershor. Nga një anë do të jenë profesionistë dhe do të gëzojnë besimin e politikës. Do të sigurojnë garancinë që KQZ nuk do të ketë maxhorancë bulldozer. Është prezantim i njohur për publikun. Propozimi ynë është miratuar nga Komisioni i Venecias, dhe pretendimet e maxhorancës nuk qëndrojnë.”

Dy ditë pas kontestimit të Partisë Socialiste për formulën për KQZ e re, Partia Demokratike dërgoi një tjetër propozim në tryezën e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore.

Formula e re kërkon që procedurën për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ ta iniciojë Kuvendi (jo më nga Avokati i Popullit si në variantin e parë), komisioni përzgjedhës të mos jetë i përbërë nga deputetë, por nga juristë që i propozojnë palët politike, PS, PD dhe LSI, pra KQZ të mbetet sërish politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *