E shtunë, 26 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PS propozon 3 emra për kreun e KQZ-së/ PD përjashton ish-ministrin e saj

Komisioni i Posaçëm është mbledhur pasditen e kësaj të premteje për zgjedhjen e 12 anëtarëve të KQZ-së.

 

Partia Socialiste ka propozuar për kryekomisioner Ardian Myslymaj, Ilirjan Celibashin dhe Ilir Rusmajlin. Mirëpo, ky i fundit, i cili më herët ka qenë ministër i Drejtësisë në kohën e Partisë Demokratike, u eleminua nga Bylykbashi.

 

Nga ana tjetër, PD propozoi për zv.komisioner Lealba Pelingun, Agron Haxhimalin dhe Hysen Osmanajn. Por, Komisioni, me votim, eleminoi njërën nga kandidaturat e përzgjedhura, atë të Osmanajt.

 

Në përfundim të shqyrtimit, Komisioni vendosi t’i kalojë për votim seancës emrat për anëtarë të Komisionit Rregullator: Ilirjana Nano, Dritan Çaka, Odeta Berberi, Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj.

 

Për anëtarë e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve u propozuan  Ilirjan Rusmali, Elvin Lako, Koli Bele, Elvis Çefa dhe Ledio Braho. Komisioni është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur 30 minuta.

 

Kreu i ri i KQZ-së do të përcaktohet të hënën nga Kuvendi, ku do të garojnë Ilirjan Celibashi dhe Bledar Skënderi.

Vazhdo të lexosh