Vijon procesi i numerimit te votave per zgjedhjet e pjesshme vendore ne disa bashki.

Pas disa oresh numerim, deri me tani ne shumicen e bashkive kryesojne kandidatet e Partise Socialiste. Rezultatin me te thelle e ka Emirjana Sako ne Durres e cila ne numerimin e ne shume se 35% te votave ka marre mbi 15 mije vota, kandidati i Shtepise se Lirise ka marre 6900 ndersa ai i PD 3500 vota.

Edhe ne Lushnje eshte ne avantazh kandidatja e PS Eriselda Sefa, e cila teksa jane numeruar 2/3 e votave, rezulton te kete marre 13500 vota ne raport me 7300 te Elton Banos se Shtepise se Lirise dhe 2300 ne raport me Indrit Sefen e PD.

Ne Diber gjithashtu eshte ne avantazh PS. Rahim Spahiu ka 5300 vota, Premtim Kryemadhi i Shtepise se Lirise rreth 1500 ndersa Luan Haka i PD.

Gara me e forte eshte ne Shkoder aty ku kryesob Bardh Spahia i Shtepise se Lirise me 10 mije e 300 vota, ndjekur nga Majlinda Angoni e PS me 9100 ndersa Xhemal Bushati i PD, 3600.

Ne Rrogozhine Edison Memolla i PS kryeson me diference ndaj dy rivaleve te tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *