E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

PS për ikjen e Kostës

Partia Socialiste është e bindur se mazhoranca nuk do të ketë tkurrje të votave për miratimin e reformës në drejtësi, pavarësisht largimit nga radhët e saj të deputetit Vladimir Kosta. Deklarata vjen nga nënkryetari i grupit parlamentar Taulant Balla, i cili thotë se kjo është reformë e rëndësishme për proceset demokratike. Balla sqaron se çdo deputet duhet të respektojë votën e qytetarëve që e kanë zgjedhur e jo të mendojë për interes personale. Por, një tjetër këndvështrim ka ministri i Financave Arben Ahmetaj për largimin e deputetit Kosta. Deputeti socialist Vladimir Kosta, përmes një letre të hapur u shpreh se largohet nga PS pasi ndihet i pakënaqur me kreun e qeverisë dhe politikat e ndjekura deri tani.

Më shumë video

Reklamë