Subscribe

Për opozitën ishte një moment triumfi kur Gjermania e vendosi reformën zgjedhore si kusht për hapjen e negociatave për anëtarësim ne Bashkimin Europian. U numërua si sukses nga partia demokratike fakti qe kjo reforme përmendej ne konkluzionet e këshillit ne qershor si pjese e detyrimeve për integrimin ne BE.

 

Por sot situata duket se ka ndryshuar dhe faktori ndërkombëtar është kthyer kundër opozitës për mungesën e saj ne komisionin e reformës zgjedhore. Me e drejtpërdrejtë ishte diplomatja gjermane, pasi Gjermania ka dhënë edhe asistence financiare për reformën elektorale

 

“Është koha për të gjithë faktorët, përfshi edhe opozitën të kthehet në parlament dhe të vazhdojë të punojë për reformën zgjedhore”.

 

Ambasadori i BE Luigi Soreca nëpërmjet një deklarate beri gjithashtu thirrje për bashkëpunim për te miratuar ne kohe reformën elektorale.

 

Ne presim që partitë politike të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, duke u angazhuar në mënyrë gjithëpërfshirëse për të trajtuar rekomandimet prioritare të OSBE-ODIHR-it.

 

Ilir Rusmali i cili për shume vite ka qene figura kryesore e reformave ne partine demokratike, sot si eksperti i opozitës për reformën zgjedhore ka apeluar qe te mos shpërdorohet mundësia për te bere një reforme historike.

 

“Mua më vjen keq që opozita nuk është sot në tryezë, dhe jo për faktin që nuk është në këtë sallë me këta njerëz që janë këtu, por nuk është në dialog, në kuptimin figurative, në tryezë në dialog me mazhorancën. Por nga ana tjetër dua ti bej thirrje mazhorancës që nuk duhet të lodhet për të gjetur aksesin tek opozita”.

 

Nga ana e saj partia socialiste theksoi se do te realizoje detyrimet e saj ne raport me qytetaret dhe faktorin ndërkombëtar për reformën zgjedhore.

 

Mbledhja e komisionit te reformës zgjedhore kishte ne axhende diskutimin e propozimeve te partisë socialiste për reformën zgjedhore, por asnjë përfaqësues i opozitës nuk mori pjese duke bere te qarte se tensioni politik mund te çoje ne dështimin e kësaj reforme.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *