E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

PS nuk ndryshon “koalicionet”/ Ul pragun në 1% dhe “toleron” listat

Partia Socialiste vendosi të ecë para me miratimin e kodit zgjedhor pa konsensusin e PD dhe pa dakordësinë e disa prej figurave të opozitës parlamentare.

 

Reklamë

Komisioni i Ligjeve votoi pro koalicionit me liste të përbashkët, duke hedhur poshtë kërkesën kryesore të PD e aleatëve të saj.

 

Reklamë

DAMIAN GJIKNURI

DEPUTET, PS

“Do këtë një parti lider dhe ata do të përcaktojnë kuotat e partive të tjera”

 

Socialistët bënë një ndryshim në propozimin për hapjen e listës, duke synuar të arrijnë dakordësinë e opozitës parlamentare. Mazhoranca propozon që kufiri maksimal për të thyer renditjen e partisë të jetë 10 mijë vota.

 

Mazhoranca pranoi edhe kërkesën e opozitës parlamentare për uljen e pragut kombëtar në nivelin 1%. Por pavarësisht këtyre propozimeve të reja Rudina Hajdari, Ralf Gjoni e disa prej deputetëve të opozitës e bojkotuan komisionin

 

Megjithatë opozita parlamentare edhe këtë herë nuk ishte e unifikuar në qëndrimin e saj. Myslym Murrizi së bashku me disa prej deputetëve të grupit parlamentar demokrat u kthyen në komision për të diskutuar propozimin e tyre që i jep të drejtë kryetari të partisë të kandidojë në 4 qarqe, propozim të cilin PS e miratoi

Efekt votimi

Mazhoranca ka vendosur që të hënën të miratoje reformën zgjedhore ne parlament, dhe duket e vështirë arritja e një konsensusi me Pd e aleatët e saj për ndryshimin e kodit elektoral.

Më shumë video

Reklamë