E martë, 6 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

PS ndez motorrët e zgjedhjeve, Kongresi rikonfirmon Veliajn e kryebashkiakë të tjerë

Socialistet mblodhen kongresin e tyre elektoral, ne fokus te te cilit ishin zgjedhjet vendore te 30 qershorit.

Disa ministra njëri pas tjetrit renditën arritjet në punën e tyre duke prezantuar njëkohësisht dhe vijimin e reformave, duke patur gjithnjë në vëmendje bashkëqeverisjen me qytetarët.

Reklamë

Te gjithe kane nenvizuar angazhimin e socialisteve por jo vetem, per te realizuar nje fitore te thelle ne betejen e ardhshme elektorale.

Drejt rikandidimit janë edhe kryebashkiaket e Fierit, Vlorës, Librazhdit, Korcës,Divjakes apo Roskovecit ndërsa i sigurtë është heqja dorë nga rikandidimi i Qazim Sejdinit në Elbasanit i cili do të zëvëndësohet nga prefekti aktual Gledian Llatja.

Me interes pritet të shihet se cfarë do të ndodhe ne Vangjush Dakon në Durrës.

Në fund, kongresi miratoi edhe një rezolutë e cila dënon djegien e mandateve nga opozita si dhe i bën thirrje kuvendit që të vijojë me miratimin e ligjeve që i shërbejnë progresit të vendit.

Më shumë video

Reklamë