E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 13 minuta më parë
Vendi

PS miratoi kalendarin për pr.buxhetin 2026, Berisha: Nuk ndodh kurrë që paketa buxhetore të vijë pa paketën fiskale! Qytetarët do nisin betejën para kryeministrisë

Kuvendi miratoi kalendarin e diskutimeve për pr.buxhetin 2026 vetëm me votat e PS gjatë seancës së sotme plenare. PD kërkoi që buxheti të vijë në Kuvend bashkë me paketën fiskale.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se nuk ndodh që paketa buxhetore të vijë pa paketën fiskale.

Reklamë

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, e dëgjuat vetë që kreu i tyre me 5 mbiemra kërkon që shpjegimi i votës të bëhet para se të votohet.

Kjo kërkesë shpreh të gjithë brendinë psikike, ideologjike, identitare të këtij grupi parlamentar që pranon në krye një person si ai, i cili me një ndërhyrje të tillë tregon se nuk njeh asnjë ligj, asnjë parim, asnjë normë. Por unë jam këtu për të thënë dy fjalë.

Reklamë

Në historinë e një vendi kurrë nuk ndodh që paketa buxhetore të vijë pa paketën fiskale. Sepse është vetëm paketa fiskale burimi i krijimit të atij buxheti.

Kurse ju sillni këtu statistikat kallpe, false për të mashtruar shqiptarët. Sidoqoftë, para kryeministrisë, qytetarët shqiptarë janë të vendosur të rrisin një betejë në kushte të pabarabarta, por një betejë në të cilën kanë të gjitha të drejtat.

Vazhdo të lexosh

Reklamë