Konstituohet Keshilli Bashkiak i Himares i dale nga zgjedhjet e 14 majit.

 

Partia Socialiste ka marre kreun e keshillit bashkiak i cili eshte zgjedhur me shumice votash Dhimiter Kapaj.

 

Kapaj mori jo vetem 9 votat e PS ne kete keshill, por edhe votat e keshilltareve te partise MEGA dhe te PSD qe perfaqesohen ne legjislaturen e re te ketij institucioni.

 

Këshilli Bashkiak i Himarës ka 21 Këshilltare. PS ka marrë 9 këshilltare, “Bashkë Fitojmë” 7, PD 4 Këshilltare, Mega 1 Këshilltare dhe PSD 1 Këshilltare.

 

Mbledhja e konstituimit të Këshillit Bashkiak të Himarës nisi kete te marte me tension pasi mbështetesit e Belerit kërkuan daljen jashtë institucionit të bashkisë të punonjësve aktuale, duke pretenduar se brenda duhet te qëndrojnë vetëm mbështetesit e Fredi Belerit.

 

Në mbledhjen e konstituimit të Këshillit Bashkiak të Himarës moren pjesë drejtuesi politik i PS qarku Vlorë Blendi Klosi bashkë me deputet e PS të këtij qarku, ambasadorja e Greqise në vendin tonë Konstantina Kamitsi dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule.

 

Fredi Beleri qe fitoi zgjedhjet nuk u betua pasi ndodhet ne paraburgim i akuzuar per korrupsion pasiv pasi akuzohet se ka blere vota per zgjedhjet e 14 majit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *