Subscribe

Mazhoranca është e vendosur të mbyllë reformën zgjedhore brenda dy javëve. Komision i ligjeve ka ngritur një grup pune i cili do të reflektojë në ligjin elektoral ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve.

 

ULSI MANJA

KRYETAR I KOMISIONIT TE LIGJEVE

 

“Brenda datës 30 shtator 2020, nën konsulencën e ekspertëve të reformës zgjedhore të draftojnë dhe të paraqesin në kuvendin e Shqipërisë ndryshimet përkatëse në Kodin Zgjedhor. “

 

Ngritja e një grupi pune, është rruga që mazhoranca ka ndjekur edhe për hartimin e një ligji për presidentin e republikës, i cili duhet hartuar deri në 15 tetor.

Të dyja këto ligje kanë nevojë për 84 vota për tu miratuar, shumicë të cilën mazhoranca e ka arritur lehtësisht në dhjetëra raste që prej momentit kur PD e LSI  dolën nga parlamenti.

 

Në rastin e reformës zgjedhore, PS është angazhuar që të diskutojë e të gjejë konsensus me PD e LSI në këshillin politik. Por konsensusi duket i vështirë për t’u arritur brenda dy javëve kur dihet që palët i ndajnë çështje thelbësore siç janë koalicionet pasi opozita kërkon të ruajë modelin e koalicionit ku secila parti propozon kandidatët e saj.

 

Përveç modelit të aleancave, palët duhet të gjejnë në këshill, zgjidhje për hapjen e listave, për fletën e votimit, për procesin e numërimit, për financimet që përdorin kandidatët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *