E premte, 25 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PS mbledh sot Grupin Parlamentar, Niko Peleshi takon përfaqësuesit e opozitës

Ditën e sotme, në orën 11:00 Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, do të takojë drejtuesit e grupeve parlamentare, duke hedhur hapin e parë për ngritjen e strukturave të Kuvendit: komisionet e përhershme, këshillat dhe delegacionet parlamentare.

Para takimit, kryetarët e grupeve të opozitës, Gazment Bardhi, Tedi Blushi dhe Fatmir Mediu, do të takohen së bashku për të pasur një qëndrim të unifikuar përballë mazhorancës.

Ndërkohë që socialistët do të mbledhin grupin parlamentar në orën 10:00 për të diskutuar për nisjen e kësaj legjislature.

PS synon që në këtë mandat të ndryshojë strukturën e Kuvendit, duke krijuar 11 komisione të përhershme, krahasuar me 8 që ka pasur Parlamenti deri më tani.

Reklamë

Për këtë nevojitet ndryshimi i Rregullores së Kuvendit, dhe mësohet se mazhoranca socialiste synon që ndryshimin e Rregullores dhe ngritjen e komisioneve t’i miratojë para votëbesimit të qeverisë në Parlament.

KOMISIONET NËN DREJTIMIN E PS:

Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes

Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm

Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural

Evropa dhe Punët e Jashtme

Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale

KOMISIONET NËN DREJTIMIN E PD:

Edukimin, Shkencën dhe sportet

Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale

Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

Kulturën, Turizmin dhe Diasporën

Vazhdo të lexosh

Reklamë