Subscribe

 ENKELEJDA MEMA 

GAZETARE-VIZION PLUS

 

Të shtunën Partia Socialiste mbledh organin kryesor vendimarrës, kongresin. Pasi të vetëkritikohen, do të vendosen objektivat për garën e ardhshme elektorale, zgjedhjet vendore të 2023-it.

Çeljen e kongresit do ta prijë një diskutimi në pesë tryeza të ndryshme që do të vendosen në mjediset e jashtme të Pallatit të Kongreseve.

 

Në sheshin “Skendërbej”, atë “Italia” dhe në bulevardin para zyrës së presidentit, do të ngrihen pesë pikëtakime mes socialistëve, kryesisht ministra dhe grupeve të interesit për të diskutuar për integrimin, energjinë, mjedisin, shëndetësinë apo bujqësinë.

 

ENKELEJDA MEMA – GAZETARE

Në vëmendje do të jetë edhe situata në të cilën gjendet vendi për shkak të krizës së çmimeve nga energjia, karburantet dhe produktet ushqimore.

 

Me mbylljen e këtyre diskutimeve, socialistët, siç e ka artikuluar edhe vetë kryetari i tyre, Edi Rama të gjitha kritikat do t’i kenë për njëri-tjetrin.

 

Atë do ta nis numri dy i socialistëve Damian Gjiknuri, më pas i rikthyeri në kampin rozë Ditmir Bushati me detyrën e drejtuesit të akademinë që synon zgjerimin e PS-së dhe detyrimet e mazhorancës qeverisëse ndaj qytetarëve nga kryetari i grupit parlamentar të socialistëve Taulant Balla.

 

Kongresi nuk do të ketë shkarkime dhe emërime ministrash, por kryesocialisti Edi Rama, siç vetë e tha, kritikën për të tijët do ta bëjë.

 

Paralajmëroi supriza, të cilat pritet të zbulohen përgjatë gjashtë orëve që jashtë dhe brenda Pallatit të Kongreseve socialistët mbajnë kongresin e tyre.

 

Shkarkimi i 61 drejtuesve të degëve të partisë socialiste në vend për t’u zëvendësuar me të tjerë, votimi për ndryshimet në statut dhe sekretariatin janë disa nga vendimet që kongresi do të  marrë në funksion të përgatitjes së partisë socialiste për zgjedhjet më të afërta, vendoret e 2023-it.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *