Subscribe

54 bashki për katër vitet e ardhshme do të qeverisen nga socialistët. Të vetmet ku kryebashkiaku do të jetë i koalicionit “Bashkë Fitojmë” janë shtatë dhe të gjitha bashki të vogla.

Me përfundimin e procesit të numërmit të votava zgjedhësit  i votebesuan shumicën e qeverisjes vendore kryesocialistit Edi Rama dhe vetëm pak dyshes së opozitës Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Për një tjetër mandat, PS do të drejtojë të gjitha bashkitë e mëdha si për nga pesha ekonomike dhe ajo politike.

Surpriza e këtyre zgjedhje ishte Shkodra. Në të parën fitore në bashkinë që prej tre dekadash pas rrëzimit të diktaturës është qeverisur nga Partia Demokratike, triumfi i socialistëve ishte edhe te rezulati, me një diferencë prej 11 mijë votash nga humbësi.

14 maji përsëriti të njëjtin rezultat me atë zgjedhjeve të pjesshme vendore të një viti më parë për Partinë Demokratike. Kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj, është humbësi i madh në këto zgjedhje. Jo vetëm nuk arriti të fitonte asnjë bashki në 14 ku garoi, por në rang vendi për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj është forcë e tretë politike, me përjashtim të Dimalit dhe Mallakastrës.

Rezultatin më të thellë ndaj kundërshtarëve të tyre, Partia Socialiste, njëjtë si në vendoret e 2015 e ruajti në Tiranë. Nëse tetë vite më parë diferenca mes Erion Veliaj dhe kundërshtarit të asaj kohe Halim Kosova ishte rreth 40 mijë vota, në këto zgjedhje ajo është edhe më e lartë. Në mandatin e tretë kryebashiaku në detyrë diferenca me kundërshtarin kryesor Belind Këlliçin e “Bashkë Fitojmë” është mbi 58 mijë vota.

Fitorja e socialistëve është po aq e konsiderueshme edhe në Durrës e Elbasan, dy bashkitë për të cilat Sali Berisha dhe Ilir Meta deklaroheshin të sigurtë në fitore.

Nga 14 maji socialistët fituan Shkodrën, por humbën Himarën për pak vota, vetëm 19. Do t’i takojë të ardhmes, nëse Fredi Beleri do ta drejtojë atë nga qelia apo jo. Deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata, që kandidati i “Bashkë Fitojmë” të marrë mandatin, ai do të duhet të betohet para Këshillit Bashkiak. Për këtë i duhet leja e gjykatës sa për të kryer betimin dhe më pas të vendosë, sesi do ta drejtojë Himarën për aq kohë sa është i arrestuar e në burg. Një nga mundësitë është që detyrat e tij t’ia delegojë nënkryetarit, deri sa drejtësia të thotë fjalën e saj.

Supriza e dytë e këtyre zgjedhjeve ishte Arlind Qorri. Edhe pse ishte gara e parë elektorale, partia e tij “Lëvizja Bashkë” është forcë e tretë politike në garën për kryebashkiakë të Tiranës, duke lënë pas kandidatin e Partisë Demokratike, Roland Bejko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *