E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

PS-LSI: Qëndrim unik për drejtësinë

Krerët e dy partive kryesore të koalicionit qeverisës, u ritakuan në rezidencën qeveritari pranë kryesisë së Kuvendit për të diskutuar mbi reformën në drejtësi. Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta, për rreth 1 orë e 40 minuta biseduan për qëndrimet që duhet të mbajë mazhoranca në raport me ndryshimet kushtetuese. Pas përfundimit të takimit, krerët e dy grupeve parlamentare thanë se mazhoaranca ka një qëndrim të unifikuar mbi nevojën për miratimin sa më parë të reformës në drejtësi, por edhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Drejtuesit e të dy grupeve theksuan se gjatë takimit nuk është biseduar për asnjë moment mbi qëndrimin që do të mbajë aleanca PS-LSI për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë Dibër.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë