Subscribe

Grabitja spektakolare e Rinasit shkakton përplasjen e radhës mes PS dhe LSI. Debatet dhe akuzat e ndërsjellat nuk munguan ne Komisionin e sigurisë. Debat Luan Rama pati edhe me socialistin tjetër Pirro Lutaj. LSI ngriti akuza te forta per cenim te sigurisë kombëtare dhe kërkoi mbajtjen e përgjegjësive. Por socialistet kembengulen qe çështja t’i lihet Prokurorisë, pasi ajo ka nisur tashme hetimin. Edhe pse mbërriti ne mbledhjen e Komisionit te Sigurisë, pasi debati kishte nisur prej rreth 30 minutash, Flamur Noka riperseriti akuzat ne adrese te qeverise, qe sipas tij është përgjegjëse per ngjarjen. Pas shkëmbimit të replikave dhe akuzave, Komisioni i Sigurisë vendosi që javën e ardhshme zyrtarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit të raportojnë mbi ngjarjen e 30 qershorit në aeroportin ndërkombëtar në Rinasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *