Subscribe

Partia Socialiste dhe aleati i saj Lëvizja Socialiste per Integrim, kane rene dakord per ndryshimin e ligjit per masat e sigurisë. Vete Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pas takimit me deputete te LSI, ka njoftuar se konsensusi është arritur tashme. Me shume detaje ka dhene kreu i grupit parlamentar te LSI Petrit Vasili, i cili ka saktësuar se ligji do te ndryshoje dhe do te kaloje ne séance plenare te enjten e ardhshme. Vasili ka sqaruar edhe se cilat janë momentet qe do te ndryshojnë ne kete ligj. Ligji per masat e sigurisë u kthye per rishqyrtim nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ne 4 prill. Kur dekreti mbërriti ne komisionin e sigurisë vetëm Partia Socialiste votoi per rrëzimin e tij; PD dhe PDIU mbështeten presidentin ndërkohe qe LSI abstenoi. Nga ky moment, dekreti u hoq dy here nga rendi i ditës ne séance plenare, derisa PS arriti kompromisin me aleatin e saj LSI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *