Subscribe

Anëtarë te mazhorances aktuale, nuk kane nguruar qe ne kohe te ndryshme, t’i kosiderojne raportet dhe auditet e Kontrollit te Larte te Shtetit si te njëanshme politikisht.
Madje ne programin e tyre elektoral te 2013, parashikuan shkrirje te këtij institucioni dhe rikonceptim tij. Por sot pas 3 vite qeverisje, jemi ne te njëjtat kushte. Raporti i radhës i KLSH, i cili evidenton nje dem prej 919 milion euro ne 2015, konsiderohet si jo i pavarur. Por duke qene se pjesën me te konsiderueshme te demit te evidentuar nga KLSH e zë sektori i energjisë, e konkretisht kontrata e marrëveshjes me kompaninë CEZ, edhe ne këtë seance ishte kompania e energjisë qe u be shkak për mbylljen para kohe te komisionit, pas ndërprerjes se dritave. Qeveria eshte dorëzuar përballe disa kontratave koncesionare te lidhura nga demokratet. Edhe pse ato janë ne dem te ekonomisë, edhe pse ka raporte ndërkombëtare qe i cilësojnë ato si te dëmshme, siç është ai i skanimit te konteniereve, anulimi i tyre duket i pamundur. Ndaj kërkesa e mazhorances ne komision për KLSH është nje auditim i te gjitha kontratave koncesionare, për te pare eficencen e tyre, kontroll ky, i cili pritet te realizohet gjate këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *