Subscribe

Mazhoranca duket e vendosur për të zbardhur deri në fund atë që ajo e quan prej kohësh afera korruptive e koncesionit të skanimit, e cila administrohet nga kompania Rapiskan.

 

Kreu i komisionit të ekonomisë Erjon Brace i është drejtuar Ministrisë së Financave, ku i kërkon që të hetojë të gjithë procedurën e përzgjedhjes së kësaj kompanie, si dhe transaksionin e shitjes së aksioneve.

 

Për Bracen ka dyshime të forta se pas saj fshihen interesa korruptive të kryera nga qeveria Berisha.

 

Brace shpjegon edhe faktin se pse nuk i është drejtuar prokurorisë për këtë rast.

 

Pak ditë parë në mediat ndërkombëtarë, përfaqësues i një kompanie investimesh pas një investigimi të kryer, doli në konkluzionin se kjo kontratë koncesionare ishte fituar në Shqipëri nëpërmjet ryshfetit shuma e të cilit arrinte në miliona dollarë.

 

Koncesioni i miratuar në 2011 kishte si qëllim skanimin e kontenierëve në doganë. Tarifat u kundërshtuan nga biznesi dhe më pas ato ndryshuan pas negociatave të qeverisë së majtë me kompaninë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *