Subscribe

Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” Muharem Rama, ka vijuar takimet me banorë e Peshkopisë, këtë herë me gratë. Mbështetja e tyre sipas Rames, do ta beje me te lehte fitoren.

“Me gjithë këtë mbështetje që më keni dhënë ju sot, si motra e si nëna, unë shikoj sot këtu fillimin e fitores për gjithë Bashkinë e Dibrës. Me forcën tuaj, fitorja është e sigurtë.”

Deputetja e PS Blerina Gjylameti kërkoi nga gratë dhe vajzat e Dibrës që të jenë garancia për fitoren në 11 Shtator.

“Të dashura motra, shoqe, nëna, unë do tu bëja vetëm një thirrje: të mos lëmë asnjë mikeshë, kushërirë e shoqe, pa i bërë një thirrje që në datën 11 të kurorëzojmë Muharemin në krye të Bashkisë. Bashkë në çdo derë, këto 7 ditë që kanë mbetur, duhet të jemi në çdo derë dhe çdo shoqe përkrah që në datë 11 të jenë të gjithë atje, tek kutia e votimit. Fitorja është e sigurtë por duhet ta kemi fitore të thellë”.

Ndryshe nga herët e tjera në këtë aktivitet Muharrem  Rama, shoqërohej nga bashkëshortja e tij Brunilda dhe Kryetarja e Forumit të Gruas së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *