Subscribe

Nga Enkelejda Mema 

Dy janë projektligjet që të enjten e parlamentit socialistët duan të votojnë, marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët dhe amnistinë penale.

Për të parin pengesa nuk janë votat pasi shumica socialiste i ka 71 të nevojshmet por Gjykata Kushtetuese. Deri të mërkurën ajo do të duhet të nxitojë në zbardhjen e vendimit që i tha po-në kushtetuese protokollit të nëshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e përkohshëm të refugjatëve që mbërrijnë në brigjet e fqinjit.

Para se të shkojë parlament për amnistinë penale shumica socialiste do të duhet të gjejë votat. Ajo nuk i ka e vetme 84, kështu që në ndihmë mund t’i vijë Partia Demokratike e Lulzim Bashës pasi ajo e dyshes Gazmend Bardhi dhe Sali Berisha është në bojkot.

“Projektligjin për Amnistinë Penale, Komisioni për Çështjet Ligjore parashikon për ta kaluar të martën. Do të rakordojmë dhe me opozitën për të bërë 84 votat e nevojshne për miratim”, tha kreytari i Grupit Parlamentar, Bledi Çuçi.

Deri më tani propozimeve të një pjese të opozitës i është thënë po nga socialistët. Ata pranuan në parim që të falen personat e arrestuar gjatë protestave të organizuara nga Partia Demokratike kur Lulzim Basha dhe Sali Berisha ishin bashkë.

Në parim edhe për dy ndryshimet e kërkuara nga demokratët Ferdinand Xhaferaj dhe Ervin Salianji për të përfshirë të dënuarit deri me 2 vite burg në shkallë të parë ose çdo lloj dënimi tjetër që është më i butë PS nuk nuk është kundër. Miratimi i tyre do të varet nga vendimi i Ministrisë së Drejtësisë nëse është ose jo e mundur ligjërisht.

Nëse PS bashkon votat me PD-në zyrtare përfitues do të jenë mbi 900 persona, ku 350 prej tyre jane ata që dolën dhe protestuan kundër Edi Ramës dhe kur demokratët nuk ishin përçarë mes tyre.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *