Partia Socialiste përmes një kërkesë dërguar Kuvendit, ka kërkuar përjashtimin e 8 deputetëve të PD.

 

Referuar seancës së të enjtes së kaluar, grupi parlamentar i PS shprehet se 6 deputetë, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Albana Vokshi, Ina Zhupa, Tritan Shehu dhe Ervin Salianji bllokuar foltoren në mënyrë të koordinuar me njëri-tjetrin, duke bërë të pamundur diskutimet për kolegët e tjerë.

 

Po ashtu, përjashtim u kërkuar edhe për Gazment Bardhin dhe Bledion Nallbatin, pasi këta dy të fundit sipas socialistëve kanë fyer kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

 

Sot është mbledhur Komisioni i Etikës për të diskutuar kërkesën e PS, ndërsa nga ana e deputetëve të opozitës ka pasur një sërë akuzash.

 

Luçiano Boçipohoi se Kuvendi dhe ky komision po tenton që t’i mbyllë gojën opozitës.

 

Nuk e kuptoj se pse keni frikë nga fjala e lirë? Pse ju pretendoni se kjo mbledhje është e rregullt? Kjo mbledhje ka rënë, pasi në kohën kur dorëzohet kërkesa, ky komision e ka detyrim ligjor që të mblidhet brenda 48 orëve. Është joetike kjo gjë, ndaj duhet të zbatoni rregulloren. Për praninë e medias dhe për afatet. Ju nuk mund të vini këtu dhe të silleni si pronë dhe zgjatim i Kuvendit të kapur. Jeni në shkelje të dy neneve të rregullores. Etikë është respektim i ligjeve të shkruara. Ju doni të na mbyllni gojën. Këtu për shkelje të etikës duhet të ishte kryeparlamentarja popullore. Duket qartas se është urdhër politik. Doni të dënoni 8 deputetë se nuk ju pëlqejnë akuzat e vërteta të dala me fakte në mediat ndërkombëtare.”, tha Boçi.

 

Edhe Vokshi ka shprehur rezerva për  Komisionin e Etikës, ndërsa gjatë mbledhjes ajo është futur live në Facebook, si një mënyrë për tu treguar shqiptarëve se çfarë ndodh atje, edhe kur nuk transmetohen në media.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *