Ish-deputeti socialist, Taulant Dedja, i zhgënjyer nga Partia Socialiste, bën apel për të mbështetur thirrjen e presidentit Ilir Meta për tubim më 2 mars në mbrojtje të Kushtetutës.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Dedja, i cili tashmë jeton prej vitesh në Kanada,  shprehet se forca politike për të cilin kontribuoi “nuk ekziston më”.

 

“Partia për të cilën kontribuova nuk ekziston më, kështu që çka mbetur prej saj nuk më intereson fare. Rilindja ka kohë që ka vdekur, por meqënëse anëtarëve të saj nuk u pëlqejnë as traditat, as zakonet e asgjë që i përket kulturës e trashëgimisë kombëtare ajo nuk di as të njohë e as të mbajë zi.”

 

Sipas tij, qytetarët shqiptarë janë ata që kanë në dorë fatin e vendit të tyre.

 

“Prandaj na mbetet ne qytetarëve t’u tregojmë rilindasve se Rilindja ka vdekur. Le t’ua tregojmë këtë më 2 Mars në manifestimin që Presidenti i Republikës Ilir Meta ka thërritur në emër të mbrojtjes së Kushtetutës, themelit të shtetit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *