Partia Demokratike vijon denoncimet për shit-blerje votash.
Përfaqësuesi i kësaj force politike, Marash Logu, deklaroi se individë pranë PS-së në Tiranë kanë blerë vota përmes kërcënimeve dhe ofrimit të parave.
Ai ka përmendur edhe emra konkretë gjithashtu.
“Individë pranë PS kanë dhënë para e kanë përdorur kërcënime për të marrë vota. Aleksandër Lipivjani është i punësuar në shtet, ndërsa edhe të tjerët kanë interesa. Ardian Davidhi, nëpërmjet një shoqërie që e ka nën pronësi ka përfituar kontrata publike. PD ka kallëzuar Tom Doshin. Po ashtu në ankimim ne kemi parashtruar të gjitha veprat penale që kanë qenë të përfshirë Filip dhe Nik Gjeloshi, që ishin të angazhuar në blerje votash për Tom Doshin. Në 7 prill, kallëzim në SPAK për Arben Ahmetaj, ministër e kandidat Ervin Bushati drejtues politik i PS Sadri Abazi, drejtor i tatim taksave vendore në bashki mariglen Qato, drejtor, Artan Ligori , Arlind Hoxha specialist, Erjon Selmanaj, jane kallëzuar për korrupsion aktiv e pasiv në zgjedhje kanosje të votuesve e marrje e dokumenteve të identifikimit. Kanë intimiduar për të ndaluar aktivitetet e PD në njësitë 4 e 8 duke i kërcënuar me largime nga puna apo gjoba ndaj bizneseve të tyre. Kanë shërndarë kupona për pajisje me karta id e pasaporta, certifikata pronësie, leje legalizimi në favor të PS. Me 12 prill 2021, kallëzim në SPAK per Belinda Balluku, Laureta Omeri, për shpërdorim detyre e korrupsion aktiv e përdorimi i pozicionit publik, e gjitha e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.”