E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PS fton PD-LSI në tryezën e reformës zgjedhore: Të mos humbasim kohë

Opozita jashtëparlamentare ka bojkotuar mbledhjet për Reformën Zgjedhore që pas shkatërrimit të Teatrit Kombëtar.

Kjo ka nxitur bashkëkryetarin socialist, Damian Gjiknuri që t’u drejtohet me një letër përfaqësuesit të PD, Oerd Bylykbashi dhe atij të LSI, Petrit Vasili.

Reklamë

Gjiknuri i fton ata që të jenë prezentë në mbledhjen e radhës, të cilën propozon të mbahet të enjten ose të premten.

“Nisur nga mungesa e paparashikuar  e përfaqësuesve tuaj, (opozitës jashtëparlamentare), në mbledhjen e  dakordësuar  të datës 18 maj 2020, si dhe nga nevoja urgjente e adresimit të një numri çështjesh që kanë mbetur pezull për diskutim dhe miratim nga Grupi Negociues politik, propozoj thirrjen e mbledhjes së radhës  ditën e enjte ose të premte  (21/ 22 Maj, ora 10.00 AM ), në të njëjtin vend ku kemi zhvilluar dhe mbledhjet e fundit në Pallatin e Kogreseve. Mendoj të vazhdojmë me temat që ishin në rendin e dites të datës 20 Maj, pra miratimin e kapitujve që lidhen me kuotat gjinore, periudhën zgjedhore dhe financimin e fushatës zgjedhore.”

Sipas Gjiknurit, nuk ka kohë për të humbur pasi deri në 31 maj reforma zgjedhore duhet të ketë përfunduar.   

“Mendoj që nuk duhet të humbim më kohë pasi data 31 maj, një datë e propozuar nga ju si afati për përmbushjen e objektivit të reformës zgjedhore me dakordësi, po afron dhe mbetet shumë pak kohë në dispozicion për të adresuar  numrin e çështjeve të mprehta që ne kemi mbi tavolinën e negociatave. Realizimi i reformës zgjedhore është një kusht i rëndësishëm i integrimit europian, por mbi të gjitha një premisë shumë e rëndësishme për të gjitha palët politike me qëllim realizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në vend.”

Kryedemokrati Lulzim Basha nuk dha dje një përgjigje të prerë nëse bojkoti në tryezë do të jetë i përhershëm, por theksoi se opozita nuk mund të jetë fasadë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë